Kabinat e telemjekësisë – Gjilani do të hapë një epokë të re!
Bashkë me ekipin tim nga fusha e mjekësisë dhe teknologjisë, kemi hartuar një plan inovativ që për herë të parë do të zbatohet në Gjilan,Telemjekësia.
Ky plan ka një qëllim të qartë: ta sjellim mjekun më afër qytetarit.
Në pika strategjike të qytetit dhe fshatrave ne do të vendosim kabinat e telemjekësisë , të pajisurame aparatura moderne (stetoskop digjital, tensiometër, oksimetër, otoskop, kamera me rezolucion të lartë etj.
Përmes tyre, ju do të mund të kryeni matje shëndetësore, të konsultoheni me mjekun përmes teleprezences, të merrni udhëzime dhe receta elektronike, pa pasur nevojë të udhëtoni apo të prisni gjatë në radhë
Ky është një hap drejt një Gjilani digjital dhe të shëndetshëm, ku shërbimet moderne janë të qasshme për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë, 24/mjeku kujdestar online.
Gjilani me telemjekësi – standard evropian, shëndeti afër qytetarit!