Me të nisur ndeshje, menjëherë dush i ftohtë për Gjilanin. Pas një harkimi nga këndi dhe vendosjes jo të mirë të Armend Thaqit, qendërsulmuesi i Llapit Gnabri me kokë shënon nën duart e portierit Vokli Laroshi.
Që në minutën 20 Llapi erdhi në epërsi me rezultat 2:0 pas një goli të mrekullueshëm të Lulzim Pecit nga një pozitë ballore.
Gjilani pati rast të mirë të shënojë në minutën 25 nëpërmjet Aganspahiq, i cili është shërbyer nga Thaqi, por Çoriç e priti me këmbë gjuajtjen e tij.
Krejt në fund, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Arbnor Ramadani, ish- lojtar i Gjilanit realizoi për 3:0, por duke mos u gëzuar për golin e shënuar në shenjë respekti për ish-ekipin e tij. /kryelajmi.com/