Sot zhvilluam takime të rëndësishme me krerët e dy klubeve tona të zemrës, FC Drita dhe SC Gjilani.
Përveç punës që po bëhet për Stadiumin e Qytetit, bashkë diskutuam për investimet tona të radhës që do të zhvillohen paralelisht.
Lajmi i mirë është se po fillojmë me investime kapitale në Stadiumin Ndihmës. Ky projekt përfshin rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë, gjë që do të mundësojë që ndeshjet dhe stërvitjet të zhvillohen edhe gjatë natës.
Sporti në Gjilan po merr vëmendjen e merituar!



