Zgjedhjet Lokale 2025

Gjilani ka nevojë për vendime të drejta, përfaqësim dinjitoz dhe bashkim rreth vlerave të përbashkëta

Shkëputur nga fjala prezentuese në tubimin promovues zgjedhor të PDK-së të nëndegëve në Përlepnicë, Kmetoc, Verbicë dhe Shillovë e Muhaxhirëve, të mbajtur sonte, më 30 shtator 2025.
Shefik Surdulli
Ndonëse është nder për mua, nuk është edhe aq kollaj të flasim para jush, këtu nga kjo foltore në ktë sallë, këtu në Përlepnicë, këtu, kur në kohët më të rënda, më ogurzeza për Kosovën dhe shqiptarët, është mbajtë gjallë e kultivua: kultura, tradita dhe fryma e atdhedashurisë.
Këtu, në vendlindjen e patriotëve liridashës: heroit Zija Shemsiu, veprimtarit atdhetar e profesorit të dashur Xhavit Ahmeti, e shumë veprimtarëve tjerë atdhetarë, që sot i mungojnë kësaj ane, Gjilanit dhe Kosovës – NDERIME!
Të nderuar,
Prej kohesh, qe nga vitet e fitoreve të mëdha të PDK-së, nuk është përjetuar një ndjesi mobilizimi dhe disponimi për fitore, sikurse kjo e ditëve dhe kohëve të fundit.
Prandaj këto zgjedhje lokale janë një moment vendimtar për Gjilanin, jo vetëm për të zgjedhur përfaqësuesit, por për të vendosur drejtimin e ardhshëm të qytetit tonë.
Tani Koha është e PDK-së, ngase qytetarët e Gjilanit, pa diallim partie, të lodhur e të sfilitur nga katandisja keqqeverisëse e qytetit, e venbbanimeve dhe lagjeve të tyre, alternativë të vetme pe shohin PDK-në dhe Riadin për kryetar.
Oponentët tu, Riad, kanë zgjedhur rrugë më të kollajshme për t’i ikur përgjegjësisë, për t’i ikur përballjes me ty, sidomos kryetari aktual, të cilit si duket i kanë pëlqyer fjalët e Lekës: «më mirë të thonë: qe fërkemat e Lekës, se varri i Lekës»
Të dashur aktivsitë të palodhshëm, ju anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Jemi të vetëdijshëm se ju kemi lodhë, por, ju e keni parasyshë se bëhet fjalë për PDK-në si subjekt politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese.
Prandaj, ne të gjithë, si një uragan i fuqishëm do të ngitemi në këmbë për themeluesit e Partisë Demokratike, drejtuesit e luftës Çlirimtare: Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët edhe atje me shokë, të burgosur padrejtësisht, në qelitë e burgut në Hagë, po e mbronjë vlerën më sublime të kombit, të luftës sonë për liri: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
I nderuar Bujar, shok e bashkëveprimtar i hershëm i kauzës sonë për liri.
Ne bashkë do të jemi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për t’ia shpërblyer këtë angazhim, këtë mundi e këtë sakrificë qytetarëve tanë, në dobi të njerëzve të mirë të Përlepnicës, Kmetocit, Verbicës dhe Shillovës së Muhagjerëve, poashtu.
Të dashur qytetarë,
Nevoja imediate dhe problemet e shumta në tërë territorin e Komunës sonë, na bëjnë që t’i japim zë më shumë një kërkese, që po e shprehim nga këtu:
VOTONI PDK 191
Kjo kërkesë është kontrata jonë, koalicioni më demokratik, mes PDK-së dhe qytetarit, duke qenë të përkushtuar të sjellim vizion të ri, institucione të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm për ngritjen e Gjilanit.
Ne nuk jemi futurist, me projeksione fantastikoshkencore, as statik në veprim sikurse të tjerët.
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe votues të PDK-së,
Gjilani ka nevojë për vendime të drejta, përfaqësim dinjitoz dhe bashkim rreth vlerave të përbashkëta.
Angazhimi im në mënyrë të drejtpërdrejt, mbi tri dekada aktivitet, ka qenë dhe mbetet i lidhur ekskluzivisht me interesat e vendit, Gjilanit dhe qytetarëve të saj.
Prandaj, nuk kam asnjë arësye të mos vazhdoj me përkushtim, me vendosmëri dhe objektiv të qartë, të njejtën rrugë sfiduese, veçse tani përmes rikthimit tim në Kuvendin Komunal, aty ku afektohet jeta e qytetarëve të komunës së Gjilanit – përmes vendimeve për plane zhvillimore dhe për projekte specifike.
Të nderuar qytetarë,
vota juaj është arma më e fuqishme për ndryshim.
Prandaj, më 12 tetor, dilni dhe votoni për
Bashkë do ta rikthejmë stabilitetin dhe perspektivën e qytetit tonë.

You Might Also Like