Dardania e Lëvizjes sonte foli njëzëri për 12 tetorin kur do ta shënojmë fitoren e përbashkët.
Besimi i këtyre banorëve gjilanas për qeverisjen tonë gjatë këtij mandati është dëshmia më e fuqishme që do të qeverisim drejt edhe për katër vjet të tjera.
Me krenari dhe përkushtim kemi punuar që Gjilani të transformohet dhe të jetë shembull i punëve të mira. Jemi BASHKË edhe për festën e madhe!

Banorët e lagjes “Reshat Ymeri I-II” sonte u rreshtuan fuqishëm me fitoren e madhe të 12 tetorit.
Energjia dhe përkrahja e fortë e tyre tregon qartë se Gjilani për katër vjet është qeverisur mbarë dhe ndershëm, e këtë do ta vazhdojmë edhe në mandatin e ardhshëm.
Në këtë takim të mrekullueshëm na nderoi me prezencë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili e mbështet dhe e përkrah vizionin tonë për zhvillimin e qytetit.
