
Debatik Curri është emëruar trajner i ri i Sport Club Gjilani. Tekniku 41 vjeçar ka realizuar tashmë edhe seancën e parë stërvitore me kuqebardhët.
Pjesa më e madhe e grupit ishte në dispozicion, derisa numri i mungesave është jo edhe i vogël. Në infermieri kanë përfunduar edhe sulmuesi Almir Aganspahic dhe mbrojtësi Edison Kqiku, të cilët po vuajnë nga një zgjatje muskulare dhe rikthimi i tyre në aktivitet varet nga procesi i rikuperimit.
Robert Rrahmani dhe Lorik Boshnjaku gjithashtu ndodhen në proces të rikuperimit nga lëndimet e fundit të cilat i kanë pësuar të natyrës së njejtë.
Lajm tejet pozitiv është rikthimi i Shqiprim Taipit, i cili është bashkuar me grupin për herë të parë që nga faza përgatitore në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast edhe kishte pësuar lëndim.
Curri do të debutojë me Gjilanin javën e ardhshme, teksa të shtunën më 18 tetor do të jetë mysafir i Prishtinës së Re.