Futboll

Pas lëndimit të rëndë, Oltion Bilalli u rikthye sot në fushën e blertë

Ishte lënduar rëndë m ndeshjen ndaj Malishevës në kampionatin e kaluar, kurse është pikërisht ky ekip ndaj të cilit është rikthyer në fushat e blerta lojtari I Gjilanit, Oltion Bilalli.

Futbollisti I krahut I SC Gjilani, në ndeshjen që ishte tejet e vlefshme për kualifikim në Europa Conference League ndaj Malishevës ishte përplasur me portierin mysafir dhe kishte pësuar lëndim të rëndë në kokë dhe pasi disa muajve rehabilitim e shërim është kthyer në fushë, në ndeshjen ndaj Malishevës, të cilën ekipi I Gjilanit e fitoi me rezultat 2:1.

Bilalli, I rikthyer, bashkë me kolegun Edison Kqiku, I cili gjithashtu për një kohë të gjatë kishte vuajtur nga një lëndim, u futën në lojë në minutën 84 dhe kjo e gëzon shumë kryetrajnerin Debatik Curri, ngase tashmë fondi I lojtarëve te Gjilani po shtohet. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like