Gjilan

Komuna e Gjilanit, shënon hapjen e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

NJDNJ – Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Strehimoren për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Liria”, kanë shënuar sot hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje”, përmes mbajtjes së takimit të radhës të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës.
Ky aktivitet u mbështet nga UN Women, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm për adresimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Gjatë takimit u diskutua për:
• Mënyrat e parandalimit të dhunës,
• Mundësitë dhe kapacitetet komunale për t’u dalë në ndihmë viktimave,
• Rolin dhe përgjegjësitë e hallkave institucionale,
• Si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për një reagim sa më efikas dhe të koordinuar.
Pjesëmarrësit nënvizuan domosdoshmërinë e veprimeve të harmonizuara ndërinstitucionale dhe përkushtimin për të ofruar mbështetje të sigurt e profesionale për të gjitha rastet e dhunës në familje.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave mbrojtëse dhe në krijimin e një komuniteti të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë.
Bashkë kundër dhunës – Bashkë për siguri dhe dinjitet.

You Might Also Like