Gjilan

Drejtori i Arsimit ngushëllon familjen e profesorit Naser Arifi

E nderuara familje Arifi,
Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, kolegut e mikut tonë të mirë Naser Arifi.
Vdekja e profesorit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.
Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.
Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të profesorit Naser Arifi.
Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve për këtë humbje të madhe.
Me pikëllim,

You Might Also Like