Futboll

Falë Dritës, Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s!

Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një rritje të rëndësishme për futbollin tonë në arenën evropiane.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në ranglistën e UEFA-s, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit të kampionatit tonë.

Ky progres është dëshmi e punës së shkëlqyeshme të klubeve tona dhe e përkushtimit të vazhdueshëm të FFK-së për të ngritur nivelin e futbollit kosovar.

You Might Also Like