KRONIKË E ZEZË

Në Pendën e Livoçit u gjet personi që po kërkohej nga dje

Ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur mesditën e sotme trupin e pajetë të 32-vjeçarit që ishte raportuar i zhdukur dje në rajonin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar per mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai njoftoi se trupin e pajetë e gjetën rreth orës 12:45, gjatë kërkimeve intensive në pendën e fshatit Livoq.

“Sot, më datë 28.11.2025, gjatë vazhdimit të kërkimeve, ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së arritën të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur më 27.11.2025. Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në përputhje me vendimin e Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani.

You Might Also Like