Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shinasi Shaqirit, ish-futbollist i KF Vllaznia Pozheran, njeri i urtë, sportist i përkushtuar dhe figurë e respektuar në komunitetin tonë.
Në emër të bordit të LRF Gjilan, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Shaqiri, të afërmve, miqve, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve e sportdashësve që e kanë njohur dhe vlerësuar.
Kontributi i tij në sportin lokal dhe në klubin e Vllaznisë do të mbetet i paharruar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shinasi Shaqirin dhe qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Me respekt dhe dhimbje,
Armend Misini, kryetar LRF Gjilan





