FC Drita ka barazuar në kohë shtesë ndaj Dukagjinit vendas dhe ia ka dalë të fitojë një pikë. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe u zhvillua në stadiumin “13 Qershori”.
Për Dukagjinin në minutën e 53-të shënoi Dienit Isufi. Isufi realizoi me kokë dhe nuk iu gëzua golit pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Dritës.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Krasniqi, mbrojtësi i krahut të djathtë, që e shpëtoi ekipin nga disfata.
Dukagjini ngjitet përkohësisht në pozitën e dytë me 27 pikë, një më shumë se Prishtina që aktualisht i ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Drita bie në pozitën e pestë me 24 pikë. Edhe Drita e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Dukagjini befason Dritën në Klinë





