Gjilan

Gratë e Gjilanit do të jenë sërish promotori i fitores plebishitare të Lutfi Hazirit

Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konventën e Forumi të Gruas me strukturat e saj, për të vazhduar me Konventën e Rinisë dhe tetë komisioneve të Degës.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë diskutimi për listën zgjedhore dhe tashmë të nominuarit për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë Konventë, FG i LDK-së i ka dhënë mbështetje maksimale Lutfi Hazirit për t’i prirë procesit të fitores së madhe në zgjedhjet lokale.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit deputete në Parlamentin e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se nuk ka diskutim se gratë gjilanase do të jenë sërish promotori kryesor i fitores së madhe të Lutfi Hazirit më 22 tetor.

“Sot u dëshmua se gratë e Gjilanit do ta mbështesin maksimalisht kandidatin tonë për kryetar, liderin me përmasa europiane, Lutfi Haziri, i cili e ktheu vëmendjen e Prishtinës, Tiranës dhe të gjitha qendrave të mëdha botërore kah Gjilani sa i përket investimeve. Por, i rëndësishëm është fakti se kryetari Haziri i ka dhënë përparësi punësimit të grave”, tha ajo.

Në këtë takim u theksua fakti se në LDK-në e Gjilanit mbretëron uniteti, bashkëpunimi dhe fryma e fitores, e cila do të jetë edhe më madhështore se në vitin 2013.

Ndryshe, të martën në ora 17:00 mbahet konventa e madhe e të gjitha strukturave të partisë në teatrin e qytetit.

You Might Also Like