Sportet luftarake

Karatisti Nart Klaiqi në mesin e më të mirëve në Kosovë ndër kadetë

Federata e Karatesë së Kosovës ka përzgjedhur më të mirët për vitin 2025 e ndër ta ka zënë vend edhe karateisti i ri nga Gjilani Nart Klaiqi, që është shpresë e karatesë kosovare.

Nart Klaiqi, një sportist i jashtëzakonshëm është përzgjedhur në mesin e më të mirëve në kategorinë e kadetëve në Kosovë.

Ai është nderuar me mirënjohje nga kryetari Federatës së Karatesë të Kosovës, Besart Baruti. Klaiqi ka arritur suksese të shkëlqyeshme brenda dhe jashtë vendit, kurse ai shquhet edhe si lojtar tejet i mirë i futbollit në FC Drita.

Viti 2025 ka qenë ndër vitet më të suksesshme tij, kurse në vitet në vijim ai pritet të shpërthejë edhe më tepër si në karate, ashtu edhe në futboll./kryelajmi.com/.

You Might Also Like