11 janari nuk është vetëm një datë kalendari, është kujtesë, është betim, është vazhdimësi.
Në këtë ditë ranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, dy figura të rezistencës që me jetën e tyre ndezën flakën e Janarit, flakë që nuk u shua kurrë, por u bart brez pas brezi deri te liria.
Ata nuk ranë për të mbetur në histori si emra,
por për të mbetur si shembull, se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë,
me guxim dhe me bindje të palëkundur.
11 janari është fillimi i një vargu sakrificash
që kulmuan me çlirimin e Kosovës.
Lavdi Rexhep Malës!
Lavdi Nuhi Berishës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!




