Foto historike nga Rogana e Kamenicës
Një foto me vlerë të veçantë historike, e shkrepur në Roganë të Kamenicës, rikthen kujtimet e një bashkëpunimi të rrallë arsimor e shoqëror ndërmjet mësimdhënësve të gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit dhe homologëve të tyre nga gjimnazi “Ismail Qemajli” i Kamenicës.
Kjo ngjarje i përket periudhës paralufte, një kohe të rëndë për arsimin shqip, kur mësimi zhvillohej në sistemin paralel, krahas atij të pushtuesit serb.
Në kushte represioni dhe mohimi institucional, arsimtarët shqiptarë mbajtën gjallë dijen, identitetin dhe shpresën.
Takimi u realizua pas një aktiviteti garues në lëndët e Matematikës dhe Fizikës ndërmjet nxënësve të këtyre dy institucioneve, duke dëshmuar përkushtim profesional dhe rezistencë intelektuale.
Mikpritja e roganasve ishte vëllazërore, mbresëlënëse dhe e paharruar, ndërsa në shenjë miqësie dhe solidariteti, aktiviteti u përmbyll me një ndeshje reviale futbolli ndërmjet dy kolektiveve arsimore.
Kjo fotografi mbetet dëshmi autentike e një kohe kur arsimi shqip ishte formë qëndrese dhe kur bashkëpunimi ndërmjet shkollave ishte akt guximi, dinjiteti dhe dashurie për atdheun.





