Në ndeshjen miqësore që FC Drita e ka zhvilluar ndaj MFK Zemplin Michalovce, të dy ekipet ia doli të shënojnë nga një gol përgjatë 90 minutave, andaj kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Për Dritën ka shënuar Blerim Krasniqi në pjesën e dytë.
Trajnerët e të dy ekipeve patën mundësinë që t’i provojnë lojtarët që i kanë në dispozicion, në ndeshjen që është luajtur në Turqi.
FC Drita po përgatitet për të ruajtur titullin kampion dhe në garën për Kupën e Kosovës, derisa si ekipi i vetëm kosovar deri më tash do të luaj edhe dy ndeshje në Europa Conference League ndaj Celjes së Sllovenisë, derisa MFK Zemplin Michalovce po garon në Superligën e Sllovakisë dhe në tabelë gjendet në vendin e pestë.




