Gjilan

Po vazhdojnë punimet në Palestrën e Sporteve në Gjilan

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të palestrës së sportit “Bashkim Selishta”, një investim me vlerë 2.7 milionë euro, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.

Ky projekt do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rejat dhe të rinjtë e komunës tonë, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitet sportiv, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre.

Investimet në sport mbeten ndër prioritetet tona kryesore edhe në këtë mandat.

You Might Also Like