KULTURA

Kryetari Alban Hyseni priti artistin tonë të jashtëzakonshëm, Brilant Milazimin,

Kënaqësi të presim sot në takim artistin tonë të jashtëzakonshëm, Brilant Milazimin, së bashku me Hana Halilajn nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Në këtë takim të përbashkët, ku të pranishëm ishin edhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri dhe zyrtari i Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi, diskutuam për rrugëtimin e radhës të Brilantit drejt njërës prej skenave më të mëdha botërore.

Komuna e Gjilanit do të ofrojë mbështetje financiare për këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke qëndruar pranë artistëve tanë në hapa që i japin zë dhe vlerë kulturës sonë. Me talentin e tij unik, Gjilani dhe Kosova do të përfaqësohen me dinjitet në Bienalen e Venecias që nis më 6 maj.

Brilanti po merr me vete në Venecia jo vetëm artin e tij, por edhe gjithë përkrahjen tonë. I urojmë vetëm suksese në këtë rrugëtim, derisa zotohemi se edhe në vazhdim komuna do të vazhdojë përkrahjen për të dhe artistët tjerë të Gjilanit që na bëjnë vazhdimisht krenarë!

You Might Also Like