Pas një pune me dekada të tëra në arsim, këtë të hënë është pensionuar Elfete Sherifi, profesoreshë e biologjisë në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.
Profesoresha Elfete Baftiu ishte shembull I një mësimdhënëseje të përpiktë në punë, e dashur për të gjithë, e atillë që rrezatonte dituri e mirësi, andaj kolegët dhe mësimdhënësit e kanë uruar atë për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e gjenerratave të reja.

Gjatë përvojës së gjatë si mësimdhënëse ajo u tregua një udhërrëfyese jetësore për nxënësit e saj, ngase vetë lënda që e ligjëronte lidhej me jetën e me të ardhmen.

Profesoresha Elfete ushqeu te nxënësit idenë se, gjëra të mëdha në jetë mund të arrijmë vetëm duke mësuar çdo ditë dhe duke i bashkuar këto njohuri brenda një sistemi të veçantë.

Në emër të kolektivit të Shkollës së Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu”, drejtori Zeqirija Rrahmani e ka uruar profesoreshën Elfete, duke dëshiruar që shëndeti i plotë dhe pozitiviteti në jetë ta përcjellë shumë gjatë pranë më të dashurve të saj, ngase ajo gjithmonë do mbetet në kujtesën e kolektivit si një person pozitiv, mësimdhënëse e përkryer nga e cila dolën shumë gjenerata të arta.

Në këtë ditë të shënuar, profesoresha pati afër të gjithë kolegët e saj me të cilët kishte punuar ndër vite dhe për të është organizuar një ceremoni feste e gëzimi ashtu siç I ka hije një kolektivi e mbase këtë profesoresha Elfete Sherifi e ka merituar. /kryelajmi.com/.




