Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, fusha e FC Dritës u mbush me buzëqeshje që vlejnë më shumë se çdo gol. Këta kampionë të vegjël na kujtuan se ndryshimi nuk është pengesë, por një ngjyrë më shumë që e bën botën tonë më të bukur.
Kjo ditë u shënua në bashkëpunim me kopshtin “Ardhmëria 1” dhe edukatoret znj. Adelina Pocesta dhe znj. Njomza Ahmeti, të cilat ideuan dhe realizuan këtë aktivitet në bashkëpunim me klubin tonë.
Le të vazhdojmë të ndërtojmë një botë ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i dashur dhe i barabartë – sepse buzëqeshjet e tyre janë fitorja jonë më e madhe.




