Gjilan, 28 prill 2026
Me datën 28.04.2026 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të implementimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar personin M.A. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2005).
I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë në realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë




