Gjilan

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim takon komandantin e Stacionit Policor

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim takon komandantin e Stacionit Policor

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, bashkë me Salih Mustafa, përgjegjës i operativës 112 në Gjilan dhe Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN, është pritur nga komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Besim Rexhepi.

Në këtë takim është diskutuar për çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

“Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të reagimit sa më të shpejtë dhe efikas në situata emergjente, si dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët”, tha Shabani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se po ashtu, u diskutuan mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e sistemeve të komunikimit dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e emergjencave.

“Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve përkatëse për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të garantuar siguri dhe reagim të koordinuar në çdo situate”, tha drejtori Enver SHabani.
Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

You Might Also Like