Sportet me dorë

Ermal Maliqi nuk është më pjesë e KV Drita

Dua të njoftoj të gjithë se, pas pothuajse një dekade, përfundon rrugëtimi im me Klubin e Volejbollit Drita .
8 vite luftë, sakrificë, humbje, dështime, fitore, harmoni… e mbi të gjitha dashni dhe respekt për një emër – DRITA.
Kam pasur nderin dhe krenarinë të jem pjesë e këtij klubi, madje si lojtari i vetëm që qëndroi gjatë gjithë kësaj periudhe prej se u riformua KV Drita ne vitin 2018, dhe poashtu dy vitet e fundit pata privilegjin të jem kapiten i skuadres.
Kjo fanellë nuk ishte thjesht një ekip për mua, por një pjesë e identitetit tim.
Faleminderit kryesisë, stafit të trajnerëve dhe bashkëlojtarëve që gjatë këtyre viteve përjetuam së bashku çdo emocion – si në humbje, ashtu edhe në fitore.
Nuk është e lehtë të largohesh, por largohem me kokën lart dhe me zemrën plot kujtime të paharrueshme.
Një pjesë e imja do të mbetet gjithmonë këtu.

You Might Also Like