Libri

Është pensionuar Shpresë Vokshi- Hajdari

Sot, kolektivi i Bibliotekës së qytetit Gjilan, me një ceremoni rasti përcolli në pension kolegen znj. Shpresë Hajdari-Vokshi. Shpresa, kishte filluar punën- librare në Bibliotekën e qytetit në vitin 1981. Ajo, si një vajzë 20 vjeçare kombëtarisht e edukuar, kishte thyer shumë tabu të kohës edhe në aktivitete tjera artistike e kulturore; me role të ndryshme ishte angazhur shumë here në Teatrin e Gjilanit dhe në trupën e ansambleve kulturore të qytetit. Shpresë Hajdari ishte prijëtare dhe udhëheqëse e gati të gjitha aktiviteteve kulturore të kohës, aktiviste e shumë sektorëve komunal që preknin edukimin, kulturën dhe qytetarinë.
Gjatë kohës së okupimit në Kosovë, Shpresa ishte anëtare e Komisiokit komunal për kulture e sport, për tu kthyer edhe një here në Bibliotekën e qytetit, pasgaj,
-Drejtore e DKRS Gjilan,
-Ansambleiste e kuvendit komunal Gjilan dhe shtatë 7 vitet e fundit, punoi ne sektorin e përpunimit te librit ne biblioteke.
Duke e uruar për ditëlindje dhe pensionim, mund të thuhet lirisht se znj Shpresë Hajtari ishte “Zëri më autokton i avancimit të kulturës dhe qytetarisë në Komunën e Gjilanit.
Urime Shpresë, dhe jetë të qetë me familje..!

Qazim Azizi
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan

You Might Also Like