Gjilan

Haziri: Ky besim rekord ndaj listës së LDK-së, përkthehet me zotimin e madh për këtë zonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, ka vazhduar sot aktivitetet e saj në kuadër të fushatës për zgjedhjet nacionale të  7  Qershorit me tubimet në Bresalc dhe Malësinë e Zhegocit.

“Sonte, Bresalci me Malësinë e Zhegocit, na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor.  LDK, besë dhe shpresë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e LDK-së së Gjilanit.

“Ky besim rekord ndaj listës së LDK-së, përkthehet me zotimin e madh për këtë zonë se për 18 muaj do të jetësohet Autostrada, si projekti më i madh e me impakt të jashtëzakonshëm për Bresalcin, Gjilanin e Anamoravën. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj”, ka thënë Lutfi Haziri, njëri ndër kandidatët për deputet të LDK-së.

You Might Also Like