Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 29.05.2026 – 04.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë (1567) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëzet e një (21) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar dyzet e katër (44) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar gjashtëdhjetë e shtatë (67) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e pesë (35) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e trotinetëve elektrikë respektoni rregullat e trafikut, lëvizni me shpejtësi të përshtatshme, mos transportoni pasagjerë dhe tregoni kujdes ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Trotineti elektrik duhet të drejtohet vetëm nga persona mbi moshën 16 vjeç.




