Komunikacion

Tejkalim në vijë të plotë

 
 
Tejkalim në vijë të plotë
Gjilan, 22 shtator 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘’Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë. Me këtë veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like