Ahmet Ahmeti nga Lubishta, një aktivist i kahershëm i qështjes kombëtare në diasporë, ish anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër e Viti, humanist dhe burrë i fjalës, kryefamiljar në një familje të nderuar të djathtë tradicionale e atdhetare, sot na nderoi duke u bashkuar me vizionin e Kryeministrit Haradinaj 100% shtet! Baca Ahmet, për dhjetëra vite ka dhënë kontributin e tij për Kosovën 100% shtet.
Kryetari i degës së AAK-së në Viti z. Faruk Nura, bashkë me z. Samet Dalipi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, për kontributin e tij, në emër të degës së Aleancës në Viti, nderuan me Mirënjohje z. Ahmet Ahmeti. Veprimtar të ndryshëm, profesionist dhe qytetar të shumtë vitias, po vazhdojnë të besojnë dhe ti bashkohen vizionit të Aleancës dhe Kryeminstrit Ramush Haradinaj për Kosovën. Mirë se erdhe në familjen tonë të madhe, Ahmet Ahmeti!Njofton Zyra për informim e AAK Dega na Viti. A.Zuka