Viti

Liridona Bislimi u zgjodh kryesuese e Grupit të grave e Kuvendit komunal

Liridona Bislimi u zgjodh kryesuese e Grupit të grave e Kuvendit komunal

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të bërë nga departamenti ligjor në nivelin qendror për vendimet të cilat janë marrë në seancën e shkuar. Para se të fillohej me pikat e parapara të rendit të ditës, këshilltarët kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, me që rast, kanë marrë përgjigje edhe nga drejtorët, por edhe nga kryetari i komunës Sokol Haliti e zv.kryetari Hasan Aliu.

Më pastaj në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shërbime Publike. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Planifikim, Rregullim te hapësirave dhe mbrojtjen e mjedisit. Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft ndryshim plotësimin e statutit të komunës së Vitisë me Nr. 01-013/491 të datës 21.04.2011. Propozim vendimit për shpalljen në interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale me nr. 00002-3 në zonën kadastrale në Letnicë. Propozim vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Kabash.
Propozim vendimit për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2022, si dhe në fund të kësaj seance është paraqitur edhe një informatë (raport) për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën Janar – Dhjetor 2021.
në këtë seancë, është zgjedhur edhe kryesuesja e grupit të grave në Kuvendin komunal, ku me vota të të gjitha grave të përfaqësuara në Kuvend, kryesuese u zgjodh Liridona Bislimi.

You Might Also Like