LAJME

Policia e Kosovës në Kamenicë me fushatë vetëdisuese mundohet që t’i identifikojë dhe t’u ndihmojë fëmijëve kundër shfrytëzimit të tyre në kërkimlëmoshë

“Policia e Kosovës në Kamenicë me fushatë vetëdisuese mundohet që ti identifikojmë dhe tu ndihmojmë fëmijëve kundër shfrytëzimit të tyre në kërkim lëmoshë”

 

Stacioni Policorë në Kamenicë, njësitet “Policia në Komunitet” kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u epen para fëmijëve lypsarë.

 

Sot më 16 korrik 2021, në qytetin e Kamenicës, nga njësitet policore të “Policisë në Komunitet” janë shpërndarë fletushka informuese me qëllim që qytetarët të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit të fëmijëve në kërkim lëmoshë.

 

Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta.

 

Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që tu gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe ti kthehen shkollimit.

 

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

Dhënia e lëmoshës është ma tepër goditje se sa ndihmë për ta, andaj apelohet që mos tu epen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë.

 

Fletushka informuese janë shpërndarë nëpër sheshe , biznese dhe kalimtarëve të rastit.

 

Qytetarëve nga ana e oficerëve të Policisë së Kosovës u është bërë i ditur qëllimi i kësaj fushate që pikërisht është në të mirën e këtyre fëmijëve.

You Might Also Like