Boksieri shqiptar, Altin Zogaj,në meqin e tij të 11-të në boksin profesionist, në Charrena të Stutgardit të Gjermanisë, ka mposhtur me vendim unanim boksierin Italian, Ricardo Valentino, për t’u shpallur kampion Evropian në IBO. Zogaj gjatë 10 raundeve ishte më i mirë se kundërshtari i tij, i cili me goditje precize arriti t’a elektrizojë sallën me shikues të cilët gjatë tërë meqit i dhanë përkrahjen, e shumë prej tyre shikuesve para meqit me këngë e valle shqiptare e bënë edhe ma madhështore këtë fitore të rëndësishme të boksierit Zogaj, i cili do të ketë një karierë të suksesshme në sportin e boksit.
Altin Zogaj pas meqit theksoi se Valentino ishte një kundërshtarë mjaft i fortë dhe ka falenderuar të gjithë shikuesit të cilët e përkrahën gjatë këtij meqi, poashtu Zogaj ka falenderuar të gjithë sponzorët që e ndihmuan të arrinë gjerë tek ky titull.