Futboll

Ambasada e Kosovës në Pragë vizitoi ekipin e FC Drita në Plzen

Klubi jonë është shumë falënderues për mbështetjen e parezervë të ambasadës së Kosovës në Çeki ku z. Armend Xhemali Konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë së bashku me z. Albert Kuqi ish diplomat në Ambasadën e Kosovës në Hungari vizituan ekipin në Plzen.

z. Xhemali dhe z. Kuçi u pritën nga drejtuesit e klubit tonë ku mirëseardhje ju uroi presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i falënderoi për mbështetjen ndaj ekipit.
Një falënderim i madh edhe për ambasadën Çeke në Shkup të cilët ishin shumë mikëpritës dhe bashkëpunues gjatë procesit të vizave.

Pas takimit koha ishte për ndeshjen të cilën konsulli dhe ish diplomati e përcollën së bashku me drejtuesit e klubit tonë.

You Might Also Like