Gjilan

Apel i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari – Gjilan
Të nderuar fermerë dhe qytetarë,
Djegia e hapur e tokave bujqësore, kullosave dhe pyjeve është një praktikë e rrezikshme që dëmton jo vetëm mjedisin dhe prodhimtarinë bujqësore, por edhe pronat dhe sigurinë e njerëzve.
Për këtë arsye, ju ftojmë të shmangni ndezjen e zjarreve dhe të merrni masa për mbrojtjen e natyrës dhe pasurisë suaj.
Në mënyrë të veçantë, është e rëndësishme të mos ndizni zjarre në:
🔥 Tokat bujqësore dhe kullosat;
🔥 Pyjet dhe tokat pyjore;
🔥 Hapësirat e hapura me bar të thatë;
🔥 Zonat e afërta me vendbanime dhe prona private.
𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐅𝐄𝐑𝐌𝐄𝐑𝐄̈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄̈𝐓
Zjarret e hapura për pastrimin e arave, livadheve dhe kullosave shkaktojnë:
• Humbje të pjellorisë së tokës dhe degradim të saj;
• Shkatërrim të biodiversitetit dhe dëme të pakthyeshme për mjedisin;
• Rrezik për përhapje të pakontrolluar të flakëve, duke kërcënuar pyjet, shtëpitë dhe pronat.
Në rast të një zjarri, është e rëndësishme që të njoftoni menjëherë institucionet përkatëse dhe të bashkëpunoni me:
• Agjencinë Pyjore të Kosovës,
• Njësitë Komunale të Pyjeve,
• Shërbimin e Zjarrfikësve,
• Policinë.
𝐌𝐀𝐒𝐀 𝐏𝐑𝐄𝐕𝐄𝐍𝐓𝐈𝐕𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐈𝐍𝐒𝐓𝐈𝐓𝐔𝐂𝐈𝐎𝐍𝐄𝐓
Për të parandaluar dëmet nga zjarret, rekomandojmë:
• Monitorim të shtuar nga rojet pyjore, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit të thatë
• Përcaktimin e zonave të sigurta për ndezjen e zjarreve në hapësirat turistike
• Vendosjen e sinjalizimeve për rrezikun e zjarreve dhe krijimin e kushteve për shuarjen e tyre në zonat e lejuara
𝐑𝐑𝐄𝐆𝐔𝐋𝐋𝐀𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐀𝐒𝐎𝐉𝐀𝐓 𝐋𝐈𝐆𝐉𝐎𝐑𝐄
Sipas Ligjit për Pyjet të Kosovës (08/L-137, nenet 36 dhe 38), ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar. Shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20,000 Euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar.
Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju fton të gjithëve që së bashku,
𝐓𝐞̈ 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ – 𝐓𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢!

You Might Also Like