Gjilan

Arbër Ismajli: Vdekja e Dren Ukshinit na la përherë të pikëlluar dhe me zemra të thyera

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së hershme të Dren Ukshinit, të riut nga Gjilani, i cili na la përherë të pikëlluar dhe me zemra të thyera. Dreni, përveq modestisë së tij prej një djali pasionant për jetën, librat, familjen e shoqërinë, ai ishte i dashuruar si tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita”, ku me këtë rast ka lënë të pikëlluar edhe mijëra anëtarë bardhekaltër.Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, rrethin, dhe, të gjithë qytetin tonë. Lutjet shkojnë për shpirtin e Drenit që të prehet në paqe dhe për familjen e tij, që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!Ngushellimet më të sinqerta për familjen Ukshini, për Intelektualët, rrethin e mbarë shoqërinë! Zoti e shpërbleftë me më të mirat e tij!

You Might Also Like