Atë që nuk e kanë shumë qytete jo vetëm në shtetin e Kosovës por edhe në Evropë, Avokati i mirënjohur Arsim Vranovci njiherit i cili është edhe pronar i “Global Consulting Development Associates”, dhe i cili ka mbështetur projektin madhor sëbashku me këngëtarin e mirënjohur Naser Besrisha, kanë arritur që qytetin e Gjilanit ta bëjnë me një pjesë identifikuese – himnin e saj. Tani e tutje qytetin e Gjilanit do ta shoqërojë himni, në shumë fusha siq janë ato sportive, kulturore e ahengje familjare e shoqërore. Avokati Arsim Vranovci i cili ka mbështetur këtë projekt madhor nga G.C.D.A, është shumë i lumtur që më në fund sëbashku me këngëtarin Naser Berisha ka arritë ta bëjë qytetin e Gjilanit me një shenjë identifikuese. “Ishte një projekt me shumë dashuri për qytetarët e Gjilanit. Këtë projekt e kemi bërë nga dashuria për gjithë qytetarët, jo për ndonjë interes të veqant. Unë personalisht kam shumë nostalgji për qytetin tim dhe do të mundohem me të gjitha forcat e mia që cdo ditë ti sjelli këtij vendi diqka të mire, dhe nuk do të ndalem në asnjë moment për të mirën e qytetarve duke e bërë qytetin tonë një qytet të respektuar pasiqë ne identifikohemi për sport e culture, por do ta bëjmë Gjilanin që qytetarët e saj të jenë aristokratët e Kosovës, ndërsa projektet tona nuk do të ndalen në asnjë moment”, ka bërë të ditur avokati Vranovci. Këngëtari Naser Berisha edhe pse një kohë të gjatë jeton në Gjermani, ka theksuar se ju ka plotësuar ëndërra që edhe një herë ti këndoj qytetit të tij. “Eshtë këngë që ia kam kushtuar qytetit tim, edhe pse një kohë jetojë në Gjermani, dashurinë që kam për qytetin tim sa herë e më shumë po shtohet. Jam shumë i lumtur që më është plotësuar dëshira e jetës që ti këndoj Gjilanit tim të fëmirisë e rinisë sime, ndërsa si ide fillestare për këtë projekt erdhi nga avokati Arsim Vranovci e më pastaj unë e bëra muzikën dhe tekstin sëbashku me Xhelil Hazirin”, thekson me shumë krenari Naser Berisha. Lansimi i himnit të kënduar nga këngëtari i mirënjohur gjilanas, Naser Berisha është bërë në praninë e shumë dashamirve të qytetit të Gjilanit pjesë e kësaj ceromenie e cila u organizua në Vali Ranch ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Naser Berisha e Xhelil haziri, muzikën Naser Berisha, orkestrimin Rinor Ukimeri dhe mix-master nga Minimalistmusic ndërsa pamjet nga Art Fabe – Fazli Berisha. Naser Berisha para një viti ishte rikthyer me albumin “Epikë”.