Sot një pjesë të kohës së lirë e kalova në njërën pjesë të varrezave të fshatit Llovcë dhe te lapidari i martirëve tanë të vrarë në luftën e fundit, duke kontribuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Kujdesi dhe respekti për ata që nuk janë më në mesin tonë duhet të jenë të përhershëm, sepse varrezat dhe vendet e kujtesës janë pasqyrë e kulturës, respektit dhe vlerave të një populli.
Llovca ka pasur gjithmonë një traditë të mirë të kujdesit për varrezat e fshatit dhe vendet përkujtimore. Falë angazhimit të komunitetit, këto vende vazhdojnë të ruhen me respekt e dinjitet, ashtu siç e meriton kujtimi i atyre që nuk janë më në mesin tonë.
Fadil Ademi, këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit.




