Gjilan

Shqiptarët në Austri të angazhuar gjithnjë për të mirën e Gjilanit

Gjilan, 20 mars 2018 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë sot konfirmimin nga Rexhep Isufi, Naser Shkodra dhe Gentiana Isufi të shoqatës “Rumanienhilfe Gunskirchen” nga Austria, për donacionin të cilin është duke e përgatitur për ta sjellë në Gjilan, konkretisht në Spitalin Regjional, Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe në Shoqatën Handikos, të cilat trajtojnë rastet e rënda të qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.

Kryetari Haziri, ka falënderuar këtë shoqatë për përcaktimin e tyre që të ndihmojnë në forma të ndryshme Komunën e Gjilanit.

Ai ka potencuar kontributin e jashtzakonshëm që ka dhënë mërgata shqiptare në Austri, Evropë dhe gjithë botën.

“Mërgata e cila është me zemër të madhe humane dhe me mendje gjithnjë në Kosovë, vazhdimisht ka sjellur të mira për resort ë ndryshëm publik të Gjilanit. Vepra të tilla janë gjithmonë një krenari për ne, sepse pajisjet e ndryshme janë në shërbim të një jete më të mirë dhe një kujdesi më të madh për qytetarët të cilët marrin shërbime nga këto institucione të rëndësishme”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse Rexhep Isufi dhe Gentiana Isufi, kanë dhënë detajet e donacionit i cili është duke u kompletuar për t’u sjellë në Komunën e Gjilanit.

Ata kanë potencuar se janë pajisje të ndryshme për pacient dhe për shërbime më të mira për qytetarët që trajtohen nga këto qendra shëndetësore dhe emergjente.

You Might Also Like