Futboll

Barazon Drita

Drita ka nxjerrë një barazim në ballafaqim me Drenicën, kurse trajneri i ri Ismet Munishi e ka nisur mbarë me ekipin bardh e kaltër.

Drita që shumë vështirë po shënon në këtë kampionat, nën udhëheqjen e Munishit ka shënuar shumë herët edhe atë në minutën e dytë të ndeshjes nëpërmjet  Kryeziut. Në fakt gjilanasit kanë shënuar edhe njëherë pak para përfundimit të pjesës së parë, kur ky gol atyre iu anulua. Vendasit ia dolën të barazojnë në fillim të pjesëlojës së dytë nëpërmjet Arifajt.

Duhet cekur se ndeshja nisi me gjysmë ore vonesë, ngase në stadium nuk ishte e pranishme policia. Në bazë të rezultateve të gjertanishme, ky rezultat mund të konsiderohet sukses për Dritën e Gjilanit, që për momentin i ka ikur pozitës së fundit. Në javën e ardhshme Drita do të ketë punë shumë të vështirë, ngase e pret Prishtinën.

You Might Also Like