Burim Demiri është konsulenti i ri i cili do të angazhohet vullnetarisht në komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë e Kulturës për të dhënë kontributin e tij në sferën e kulturës.
Demiri është profesor i muzikës tash e sa vite, i cili me njohuritë dhe përvojën e tij u shpreh i lumtur të ndajë praktikat e tij më të mira në fushën e tij.
Ne i jemi falënderues të gjithë atyre të cilët kanë vullnetin të kontribuojnë në zhvillimin e vendit edhe pa asnjë kompensim financiar. 🙏