Kamenicë

Dardanapress mbanë trajnimin me kryetarët e këshillave të fshatrave

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të komunës së Kamenicës.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave ishte funksionalizimi i rolit të tyre mbi detyrat, përgjegjësitë dhe sfidat në lokalitete si dhe njoftimin me infrastrukturën ligjore dhe rregulloret komunale.

Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Rritja e investimeve kapitale nëpër zonat rurale, rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar, emërimi i anëtareve të komisioneve gjatë monitorimit të realizimeve të projekteve nga këshillat e fshatit, rritja e bashkëpunimit me nivelin lokal,shqyrtimi i kërkesave të dërguara nga këshillat e fshatit dhe kthimi përgjigjeve brenda i afateve kohore,sigurimi i zyrave për këshillat e fshatit,realizimi dhe përfundimi i projekteve te filluara brenda afateve të caktuara, .

Vlen të theksohet shembulli i mirë i disa këshillave të fshatrave për vetiniciativë dhe vetëfinancim të mirëmbajtjes së pastërtisë, gjelbërimit dhe varrezave te fshatrave.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: kryetarët e këshillave të fshatrave,kryetarja e grupit joformal të grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut

You Might Also Like