Kamenicë

Kërkojnë që të kompletohet stafi arsimor i shkollës

Këshilli i Bashkësisë Lokale të Karaqevës së Poshtme i ka dërguar një kërkesë ministres së Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci duke kërkuar nga ajo që sa më parë të mundësojë që në shkollën e fshatit “Asllan Thaçi” të kompletohet stafi mësimor.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, Karaqevë e Poshtme, thekson se në këtë fshat ka kohë që ka filluar procesi mësimor, por që nxënësit e kësaj shkolla nuk kanë mbajtur ndonjë orë të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi si dhe kimi. Ai thotë se nxënësit kanë humbur shumë orë nga këto lëndë, andaj kanë kërkuar nga ministrja që të mundësojë dhe të ushtrojë ndikimin e saj që të kompletohet stafi arsimor, ngase nxënësit po humbin shumë. Sipas tij edhe në shkollën fillore “Avni Rrustemi” nuk mbahen dy lëndë, ajo e kimisë dhe biologjisë, andaj edhe në të duhet intervenuar.

You Might Also Like