Kamenicë

Karaçevasit kërkojnë që Policia e Kosovës të patrullojë në rrugën e asfaltuar nga kthesa e Novosellës deri në hyrje të Karaçevës së Poshtme

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme e Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të kërkojnë nga Policia e Kosovës që të patrullojnë në rrugën e asfaltuar nga kthesa e Novosellës deri në hyrje të Karaçevës së Poshtme.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, ka theksuar se i janë drejtuar me një kërkesë Institucoioneve të Kosovës, presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit të Kosovës, nga të cilët kanë kërkuar që të marrin në konsderatë kërkesën e banorëve të brezit kufitar, ngase siç ka thënë ai, që nga viti 2001 e deri më 2024 banorët e kësaj ane vazhdimisht i kanë përcjellë këto probleme me shtetin fqinj, të cilët kanë pretendime që të marrin këtë anë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qasje zyrtare në rrugën e asfaltuar, andaj banorët kërkojnë nga institucionet e shtetit që të japin urdhër që Policia e Kosovës të patrollojë në këtë pjesë të territorit të Kosovës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like