Qyteti i Gjilanit do të ketë nderin që me 27 janar duke filluar nga ora 15:00, në Universitetin “Kadri Zeka”, të shpallë deputetin e Parlamentit Evropian, Austriakun Lukas Mandl, me titull nderi Doctor Honoris Causa.
Inciatorë për të nderuar deputetin evropian Lukas Mandl është avokati i mirënjohur gjilanas, Arsim Vranovci, i cili ka bërë të ditur se deputeti Evropian Lukas Mandil është një mik i madh i shtetit të Kosovës.
“Lukas Mandl është një njeri i cili është mbështetës i madh i cështjës së Kosovës kudo që jepet rasti – si në anën politike poashtu ëshë në atë ekonomike. Jemi me fat të madh që qyteti i Gjilanit e shteti i Kosovës, ka një mik të madh siq është deputeti i Parlamnetit Evropian, Lukas Mandl”.
Avokati Vranovci ka bërë të ditur se 27 janari i këtij viti do të jetë një ditë e veqant për Gjilanin dhe Universitetin “Kadri Zeka”.
“Ndjehem shumë mirë që një mik i Kosovës siq është Lukas Mandl të merrë aprovimin nga Senati i Universitetit “Kadri Zeka” që të shpallet Doktor Honoris Causa.
Nje falenderim të veqantë për këtë vendim kanë rektori i Universiteti “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, prorektori Dukagjin Leka, si dhe të gjithë senatorët e këtij tempulli të diturisë.
Do të jetë rasti i parë që Universiteti “Kadri Zeka”, jep një titull siq është kjo për euro-deputetin nga Austria Lukas Mandl”.
Nderimi siq është për euro-deputetin Lukas Mandl, është nder për Gjilanin e shtetin e Kosovës dhe në asnjë moment nuk duhet harruar figurat e rëndësishme evropiane të cilët nuk ndalen duke punuar për të mirën e shtetit të Kosovës, e këtë më së miri e ka kuptuar avokati e biznesmeni i njohur Gjilanas e Kosovar Arsim Vranovci.