Kryetari Hyseni: Sot nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Sportit për ndërtimin e stadiumit sintetik të klubit “Studenti” në Miresh.
Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe të rinjtë e komunës sonë po e kthen në realitet një nevojë të kahershme.
KF “Studenti”, me mbi 50 vjet traditë në futboll, po merr vëmendjen dhe infrastrukturën që e meriton.
Falënderojmë Ministrin e Sportit, Blerim Gashani, për mbështetjen dhe Drejtorin për Zhvillim Ekonomik në komunën tonë, Haki Huruglica për iniciativën.





