Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, këtë të shtunë ka qenë ekip i pafat, ngase nga një mori rastesh të shumta nuk ia ka dalë që ta realizojë asnjërin, andaj në ballafaqim me Flamurtarin e Prishtinës është ndarë me rezultat të barabartë 0:0.
Pas një kampionati që e nisi mirë, kur e mundi Prishtinën, Drita pati paraqitje të dobët në Pejë, ku e humbi lojën, andaj u mendua se ballafaqimi me Flamurtarin do t’a kthejë ekipin bardh e kaltër në lojën që e presin shikuesit e saj.
Futbollistët e Dritës u munduan shumë që në këtë ndeshje të ngadhënjejnë, por ata nuk ia dolën që të shënojnë as nga pozitat ku me lehtë është të shënohet se sa të huqet, dy herë e qëlluan edhe shtyllën e patën edhe shumë raste të tjera, por rezultati ngeli i bardhë 0:0.
Kjo është pika e parë që Flamurari e fitoi në këtë kampionat, derisa Drita është në kuotën e katër pikëve dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Prizren, ku do të përballet me Lirinë.