Futboll

Kaltrina Biqkaj, futbolliste e shkëlqyer

Është ende e re në moshë, por i posedon të gjitha karakteristikat e një futbollisteje modern, andaj është e arsyeshme që ajo është një ndër golashënueset me të mira në Ligën e Femrave në Kosovë dhe për të kanë shprehur interesimin e tyre ekipet jashtë vendit. Kaltrina Biqkaj, qendërsulmuese e Klubit të Futbollit të Femrave Intelektualët është e ardhmja e  futbollit femëror tek ne dhe ndonëse e re në moshë ajo tani më ka veshur petkun e përfaqësueses.

Kaltrina Biqkaj, të gjithë këto i ka arritur falë punës së saj dhe trajnerëve që kanë punuar më të e kryetrajneri i KFF Intelektualet, Afrim Mehmeti, thotë se kjo futbolliste i përmbush standardet evropiane dhe është një ndër talentet më të mëdha që sot e ka futbolli kosovar.

“Ajo është një qendërsulmuese e spikatur, është e shpejtë, e fuqishme, e re dhe e pa kompromis kur gjendet para portave kundërshtare. Thjeshtë është e mirë në të gjitha aspektet”, thotë kryetrajneri Afrim Mehmeti, që shton se për të kanë shfaqur  interesimin e tyre ekipet zvicerane dhe shumë shpejt ajo do t’i mund t’i bashkëngjitet ndonjë akademie të atjeshme e më pas të kyçet në ekipin e parë, gjë të cilën Kaltrina e kishte dëshmuar gjatë provave në FC Zurich në Zvicër.

Edhe menaxheri i futbollit, Gani Musliu, thotë se udhëheqësit e FC Zurich kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për angazhimin e lojtares së re Kaltrina Biqkaj, e cila edhe kur ishte në prova në këtë klub kishte lënë mbresa shumë të mira, por që problem mbetet mosha e saj shumë e re dhe se neni 19 i FIFA-s mbi transferet e futbollistëve e vështirëson në masë transferimin e futbollistëve që janë të moshës jomadhore. Ai thotë se FC Zurich është shumë i interesuar për këtë lojtare  dhe ai beson se do të gjendet ndonjë zgjidhje që kjo lojtare të transferohet. Tani më, falë angazhimit të menaxherit Gani Musliu, pjesë e FC Zurich janë bërë dy lojtare të KFF Intelektualet, Antigona Behluli dhe Blerta Shala, të cilat do t’I nisin përgatitjet më 16 janar, kurse shumë shpejt atyre pritet t’u bashkëngjitet edhe një lojtare llapjane.

Në këtë kohë dimri, kur bënë mot i ftohtë, lojtarja e re Kaltrina Biqkaj ka gjetur metoda alternative të stërvitjeve, ajo nuk ndalet kurrë, gjithmonë është e gatshme dhe e përgatitur për çdo sfidë që i del përpara. Kjo futbolliste e re që shumë e pëlqen brazilian Neymar, thotë se dëshiron që r’i prek majat e futbollit evropian dhe falë talentit që ka ajo do t’a arrijë këtë synim të sajin./Kryelajmi/.

You Might Also Like