Futboll

Drita është betonuar në pozitën e katërt

Drita është betonuar në pozitën e katërt. Kjo pozitë u sigurua falë rezultateve të mira në xhirot e fundit. Ekipi bardh e kaltër ka shënuar fitore në ballafaqim me Ferizajn dhe kjo I ka mjaftuar që t’I ik ndjekësit më të afërt, SC Gjilanit.

Tashti, nga 22 xhiro të zhvilluara, Drita ka 11 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje, duke grumbulluar 35 pikë. Drita ka edhe goldallim pozitiv 33:25, pra +8.

Për xhiron e ardhshme do të ketë tërheqje të shortit dhe falë rezultateve të arritura deri në fund Drita do t’a ketë një ndeshje më shumë si vendase.

You Might Also Like