Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, po qëndron në Shqipëri, ku deri më tash ka luajtur dy ndeshje miqësore dhe që të dyja i ka fituar.
Ekipi bardh e kaltër fillimisht është ndeshur me ekipin Barleti Volley ndeshje në të cilën ka ngadhënjyer me rezultat 2 me 1 në sete.
Drita ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër, ku është ndeshur me ekipin Mirdita Volley, të cilën e ka mposhtur me rezultat të pastër 3:o në sete.
Këto ndeshje po i shërbejnë Dritës si ndeshje përgatitore edhe atë në prag të ndeshjeve të play-offit, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti. Përbërja e Dritës ka pësuar ndryshime nga ajo e vitit të kaluar sa i përket largimit dhe ardhjes së lojtareve e ekipi gjilanas është përballë edhe me lëndime të lojtareve, sidomos atë të Fjolla Shabanit, lojtares kyçe.